
SHKOLLA "MIHAL GRAMENO"
KLASA I
1. Punim i faqes 90 -91 të Abetares. Zemra e Nënë Terezës
· Lexon tekstin rrjedhshëm e me intonacion.
· Ritregon рëгmbajtjen me fjalët e tij.
· Shkruan fjalë me shkronjën z.
· Plotëson fjalitë me fjalët që mungojnë.
· Lidh fjalët me kuptim të kundërt.
- Formoni fjalë me rrokjet ze.
- Lexoni tekstin rrjedhshëm e me intonacion.
- Ritregoni përmbajtjen e ngjarjes.
- Plotësoni fjalitë me fjalët që mungojnë.
- Lidhni fjalët me kuptim të kundërt dhe formoni fjali gojarisht me to (mbush - zbraz, mbuloj - zbuloj, fle - zgjohem, hip - zbres).
2. Punim i shkronjës X, x. Faqe 92 e Abetares
Nxënësi:
· Përshkruan mbi bazën e figurave.
· Shqipton, shkruan dhe lexon tingullin dhe shkronjën X, x.
· Qarkon shkronjën X, x të shtypit në pozicione të ndryshme të fjalës.
· Shkruan dhe lexon fjalë me shkronjën x dhe shkronjat e mësuara.
· U përgjigjet pyetjeve që lidhen me përmbajtjen.
· Reciton vjershën me intonacion.
- Vëreni figurën në tekst.
-Çfarë shikoni?
-Çfarë po bëjnë fëmijët?
-Si duken ata?
-A keni provuar ndonjëherë ju të kapni xixëllonja?
Xixëllonja.
- Sa rrokje ka fjala xixëllonja? xi -xë - llo - nja
Sa shkronja ka? x - i - x - ë - ll - o - nj - a
Cilat këto zanore? i, ë, o, a
Po bashkëtingëllore? x, x, ll, nj
Tingullin i ri x është bashkëtingëllor.
- Gjejni fjalë të tjera me shkronjën x në fillim, në mes dhe në fund të fjalës.
- Shkruani fjalët në fletore dhe qarkoni shkronjën e re.
- Me fjalët e gjetura formoni fjali.
- Lexoni vjershën "Xixëllonja"
Vjersha ka 2 strofa..
- Mësoni vjershën përmendësh.