
SHKOLLA "MIHAL GRAMENO"
KLASA I
1. Ushtrime aplikative për shkrim dore. Shkronja X, x.
Nxënësi:
· Shkruan shkronjën X,x mbi bazën e modelit.
· Shkruan fjalë me shkronjën X,x mbi bazën e modelit.
· Shkruan fjalë e fjali me shkronjat e mësuara me të diktuar.
· Ruan hapësirat midis fjalëve.
X
- Pasi të shihni videon e mësipërme, provoni të lëvizni dorën në mënyrë që të shkruani shkronjën e madhe dhe të vogël të dorës X,x.
- ShkruanI në Abetaren e punës shkronjat dhe fjalët sipas modelit.
- Hapni fletoren e modeluar të shkronjave të dorës dhe shkruani shkronjën X,x të madhe të vogël të dorës mbi bazën e modelit .
- Shkruani fjalitë në fund të faqes me shkronja dore duke ruajtur hapësirat ndërmjet fjalëve.
2. Punim i faqes 92 -93 të Abetares. Ylli i vogël lart në qiell
Nxënësi:
· Lexon vjershën rrjedhshëm e me intonacion.
· Reciton vjershën Ylli i vogël lart në qiell.
· Shkruan fjali me fjalët e dhëna.
· Shpreh qartë mendimin e tij.