
SHKOLLA "MIHAL GRAMENO"
KLASA I
1. Emërtimi dhe klasifikimi i trupave gjeometrikë
Nxënësi / ja:
- Emerton trupat gjeometrikë sipas formës.
- Dallon trupat gjeometrikë nga njëri - tjetri.
- Përshkruan trupin gjeometrik duke u mbështetur tek cilësia e faqeve, e përkulur apo e sheshtë.
- Përcakton trupa të ngjashëm nga mjedisi rrethues me trupat gjeometrikë.
- Vizaton faqet e trupave gjeometrikë me puthitje të trupit gjeometrik.
- Ndërton me plastelinë trupat gjeometrikë.
Cuerpos Geométricos Básicos - Figuras Geométricas 3D - Los Cuerpos Geométricos
Mbani mend.
- Kubi ka 6 faqe të sheshta katrore.
- Koni ka dy faqe: 1 të sheshtë rrethore dhe një faqe të përkulur.
- Cilindri ka tre faqe: 2 të sheshta rrethore dhe një faqe të përkulur.
- Kuboidi ka 6 faqe të sheshta drejtkëndore.
- Sfera ka një faqe të përkulur.
Lexoni kërkesat e dhëna dhe plotësoni ushrtimet e librit.
2. Klasifikimi i trupave gjeometrikë
Nxënësi / ja:
- Emerton trupat gjeometrikë sipas formës.
- Dallon trupat me faqe të sheshta dhe të përkulura.
- Përshkruan një trup duke u mbështetur tek faqet e tij
Emërtoni trupat gjeometrikë.
Gruponi trupat sipas faqeve të përkulura dhe të sheshta.
- Të sheshta ---> kubi, kuboidi
- Të përkulura ---> sferë, cilindër, kon.
Trup që ka vetëm një faqe të sheshtë, pra që mbështetet ---> koni.
Trup që ka vetëm faqe të përkulur ---> sfera
Trupa nuk kanë faqe rrethore ---> kubi, kuboidi.
Trup që ka faqe drejtkëndëshe ---> kuboidi
Trupa që nuk kanë faqe drejtkëndëshe ---> kubi, dhe ........
Trupa që kanë 6 faqe ---> kubid, kuboid.
Çdo trupi gjeometrik shikojini më shumë kujdes formën e faqeve, për të dhënë një përgjigje të saktë
Vizatoni dhe përshkruani trupat e mësuar.
Rajmonda Shyti
Rajmonda is using Smore to create beautiful newsletters