
SHKOLLA "MIHAL GRAMENO"
KLASA I
Alfabeti i gjyshe Rozës
- Përqendrohet në çështjet kryesore, kur rrëfen një ngjarje ose një përvojë të tijën para shokëve dhe shoqeve, mësuesve.
- Lidh informacionin e dëgjuar me përvojat e tij ose me informacione që i ka lexuar në tekste të tjera.
- Pyet, përgjigjet, shpreh mendimet, ndjenjat dhe emocionet e tij, si dhe diskuton në grupe të vogla për tema që i interesojnë.
- Lexoni disa herë tregimin.
- Përgjigju pyetjeve rreth përmbajtjes
o Cilët janë personazhet?
o Ku e shoqëroi gjyshen Gjoni?
o Çfarë i kërkoi mjeku gjyshes?
o Pse Gjoni tha se tabela nuk ishte në rregull?
o Pse qeshën mjeku dhe gjyshja?
o Si mendoni se do të vazhdojë tregimi?
- Plotësoni ushtrimet e fundit të faqes.
Ku shkuan Gjoni dhe gjyshja? --- Te doktori
Pse shkuan te doktori i syve? --- Për të vizituar sytë.
Pse qeshën mjeku dhe gjyshja? ---- Sepse Gjoni gaboi.
- Në fletoren e klasës shkruani emra sendesh që fillojnë me A, E, P, T(nga 4 emra për secilën shkronjë).
- Detyrë shtëpie:
2. Shkruaj emrat e shokëve dhe shoqeve të klasës duke i renditur sipas alfabetit.
Emra njerëzish dhe sendesh Fq. 64.
- Nënvizon fjalë në tekste të ndryshme që tregon emra njerëzish dhe emra sendesh.
- Gjen grupe fjalësh që emërtojnë emra njerëzish dhe sendesh.
- Dallon emrat e gjinisë femërore nga ata mashkullore (në mënyrë intuitive).
Emrat që u vendosen njerëzve shkruhen me shkronjë të madhe.
- Emra njerëzish, Femra ---------> mësuese, doktoresha, police
- Emra njerëzish, Meshkuj ----------> mësuesi , doktor , polic
- Emra sendesh ----------> lapsi , lulja , molla
U.1. Vendosuni emra fëmijëve që janë në varkën A.
Në varkën B, i gruponi në emra që tregojnë meshkuj dhe emra që tregojnë femra.
U.2. Nxënësit lexoni dhe emërtoni figurat.
Vendosni në kërpudhën e kuqe emrat që mbarojnë me a dhe në kërpudhën lejla emrat që mbarojnë me i.
Emrat e kërpudhës së parë që mbarojnë me a quhen emra femërorë.
Emrat e kërpudhës së dytë që mbarojnë me i quhen emra mashkullorë.
Detyrë shtëpie:
1. Ushtrimi 3, fq. 64.
2. Shkruaj 5 emra njerëzish dhe 5 emra sendesh.
Oraret
Nxënësi/ja:
- Plotëson një orar ku rendit sipas kohës veprimet e kryera duke u ndihmuar nga ilustrimi.
- Krijon orarin e veprimtarive gjatë një dite.
Listoni veprimtaritë që kryeni gjate një ditë, nga mëngjesi deri në mbrëmje sipas radhës kur kryhen.
Zgjimi, përgatitja për në shkollë, kthimi nga shkolla, ngrënia e drekës, përgatitja e mësimeve, lojë, darka, fjetja.
Shkruhet në formën e një tabele orari, që do ta quajmë dhe regjim ditor.
Oraret -------------> Veprimtaritë që kryhen
Zgjimi -------------> Ora 7
_________ -------------> __________
_________ -------------> __________
_________ ------------> ___________
_________ -------------> __________
_________ -------------> __________
_________ ------------> ___________
· Lexoni kërkesën dhe plotësoni veprimtaritë për secilën kohë.
Para pas (veprimi në kohë)
Nxënësi/ja:
- Përcakton kuptimin para–pas të një veprimi, duke u mbështetur tek koha kur është kryer ky veprim.
- Lexoni çiftet e situatave dhe përcaktoni kohën kush veprim u bë më parë dhe kush më pas.
Renditi.
(Hapi dritaren ----> pas; u ngrit nga shtrati ----> para);
(mbushi vaskën me ujë ----> para; u la në vaskë ---->pas );
(Merr mjetet ----> para, përgatit balonën ----> pas);
(mbjell lulen ----> para , ujit lulen ---->pas ).
- Shihni faqen 137 në libër dhe tregoni aspektet kohore para, pas duke u mbështetur tek koha kur bëhet veprimi.